Leopardi (nga latinishtja "leo''– luan dhe "pardos") është një lloj i maces së madhe, me shumë nën-lloje. Këto kafshë janë të përqendruara kryesisht në Afrikë por ka edhe në Azine juglindore. Në Afrikë, leopardi është e lloji i dytë i maces për nga madhësia, pas luanit.
Janë banorë të savanave, xhunglës së dendur apo pyjeve bregore. Veçanërisht në pjesën jug-lindore të Azisë, paraqiten shpesh leopardët e zinj, kurse nën-llojet veriore të tij kanë ngjyra më të çiltra. Janë të njohura edhe kryqëzime të leopardit me lloje të luanëve dhe jaguarëve të bëra në kopshte zoologjike.
Këta vrapues të mahnitshëm dhe mjaft të shkathët i takojnë gjallesave me gjak të ngrohtë sikurse majmunët dhe kafshët shtëpiake. Leopardët jetojnë të vetmuar, nuk jetojnë në formë të tufave. Për nga madhësia konsiderohet si macja e tretë më e madhe (pas tigrit dhe luanit) por mendohet se është më e vogël se xhaguari. Ushqehet me antilopa, derra të egër etj.
PAMJA E TYRE
No comments:
Post a Comment