Tuesday, October 25, 2016

KROKODILI

Image result for krokodili
Krokodili është zvarranik që bën pjese në rendin Crocodilia në familjen Crocodylidae ku si përfaqësues kryesor është Krokodili i Nilit ose Crocodylus niloticus. Është i përhapur në Afrikë, në jug të Saharës, përgjatë Nilit dhe në Madagaskar. Është në gjendje të jetojë në të gjithë ambientet ku është i pranishëm uji, qoftë në pellgje apo dhe në dete të hapur. Krokodili i Nilit është një nga 13 llojet e familjes Crocodilidi, që janë krokodilët e vërtetë. Nga të afërmit e tij janë aligatorët dhe kaimanët. Këta zvarranikë jetojnë në zonat tropikale dhe nëntropikale të Azisë, Australisë dhe Amerikës. Besohet se krokodilët janë rreth 200 milion vite të vjetër dhe se kanë mbijetuar gjatë tërë kohës edhe përkundër zhdukjes së dinozaurëve rreth 65 milion vite më parë.Është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, dhe peshon mbi 900 kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shume se një orë ne pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqi një zebër të rritur në ujë në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë. Flegrat e hundës, të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marri frymë kur trupi është i zhytur. Një shtresë e hollë lëkure i mbyll flegrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmë e këmbëve të fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme. Femra përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor ka një rol shtytës por dhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me të mund të hedh poshtë dhe një kafshë me përmasa të mëdha.

No comments:

Post a Comment